Festë në familjen e Ora, Rita paralajmëron 'rrëmujë' sonte!

Showbiz October 20, 2018 - 14:03
Lajmet nga showbizi

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që po korrë suksese në gjithë botën Rita Ora sot ka një ditë shumë të veçantë.

Jo vetëm për Ritën e terë familja Ora sot kanë fesë, është ditëlindja e Elena Orës, vajza e madhe e familjes, shkruan "Zëri.Info".

Rita në rrjetin social "Instagram", e ka uruar Elenën me fjalët më të dashura ku edhe e quan partnere të jetës dhe sukseseve të saj.

"Shoqja ime e ngushtë, shoqëria ime, partnerja ime, partnerja e biznesit, truri im, dhe oh dhe padyshim motra ime! Kjo është diçka e madhe. Jam shumë krenare për ty. Urime datëlindja Elena Ora, legjende absolute. Tani është kohë të bëjmë rremujë sonte", ka shkruar Rita./ZËRI