Bleona Qereti e ‘shashtrisur’ pas reperit shqiptar

Showbiz October 17, 2018 - 14:03

Reperi Stresi është rikthyer në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’.

Stresi së fundmi e ka publikuar premierën e këngës së re dedikuar nënës, shkruan lajmi.net

‘Të du mom’ titullohet ky projekt muzikor i cili e rikthen reperin shqiptar në ‘Kënga Magjike’.

Ishin të shumtë kolegët që e kanë përkrahur dhe nuk ka munguar as mbështetja e Bleona Qeretit e cila i ka publikuar pak nga kënga në Instastory.

Duke qenë se ajo njihet dhe ndiqet nga njerëz të shumtë, kjo do t’i ndihmonte Stresit që kënga të shpërndahet akoma më shumë.

Pranë njërit postim Bleona tek emri i Stresit ka vendosur shumë zemra e tek tjetri ka shkruar: Bravo yll bravo. Nëna është gjëja më e shenjtë në botë.