Adelina Ismaili mbetet pa fjalë me atë cfarë pa sot në kryeqytet!

Showbiz October 16, 2018 - 15:30
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëri i saj është dëgjuar gjithmonë fort edhe kur ka qenë fjala për pozitën e shqiptarëve në ish regjimin jugoslllav dhe është ndër të rrallat artiste që ka folur edhe për situatat socio-ekonomike të vendit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, u rikthye pas shumë vitesh për të jetuar e punuar sërish në Kosovë derisa ka ca gjëra që po e shqetësojnë.

Në profilin e saj në Instagram, Ismaili ka publikuar disa imazhe të një fëmijë duke bartur një barrë të rëndë mbi supe.

Ajo ka ndarë këto imazhe në Instagram, duke iu vënë fotografive mbishkrimin: “Prishtinë 2018-të”, që lë të kuptohet se artistja mendon që kjo s’do duhej të ndodhte në këtë vit të cilin po jetojmë.

Adelina po ashtu, javën e kaluar u bë pjesë e Paradës së Krenarisë që u organizua nga komuniteti LGBT në Kosovë, duke dhënë mbështetjen e saj për këtë komunitet të diskriminuar në vend. /Prive.al

Image 
Image