Showbiz

Pas aksidentit me makinë, humb jetën aktori i njohur komedian!

Pas aksidentit me makinë, humb jetën aktori i njohur komedian!
11 tetor 2018 • 17 : 39

Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Mohammad bin Rafea humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e Hailit.

Vdekja e aktorit të njohur  u konfirmua nga vëllai i tij, Abdul Khaliq në një postim prekës në Twitter.

Lajmi i vdekjes së parakohshme preku mijëra fansa që shprehën ngushëllimet e tyre në rrjete sociale. Një prej ndjekësve rrëfeu se çfarë kishte bërë komediani vetëm pak orësh para ngjarjes tragjike.

“Lajm shokues! Para disa orësh, ai po filmonte në Snapchat dhe nuk kishte asgjë të gabuar. Tani dëgjojmë lajmin e vdekjes së tij, një ndjenjë e çuditshme. Kjo dëshmon pasigurinë e jetës, që mund të marrë fund sa hap e mbyll sytë”, shkruajti fansi i Mohammad.

Rafea bë viral me videot e tij në rrjete sociale ku ka folur për tema që prekën të gjithë botën.

Image

© zëri.info