‘Bëhen bashkë’ Tayna dhe Rina

Showbiz September 26, 2018 - 21:00
Pamjet e fundit flasin shumë

Reperja nga Prizreni, Tayna sapo ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Doruntina”, titullohet kënga e re e reperes nga Prizreni të cilën e shfaq me emrin real të saj, shkruan lajmi net.

Ky projekt i këngëtarës Shala është xhiruar në disa vende të Prishtinës, e që një njërin prej tyre ka qëlluar të jetë edhe rivalja e saj, Rina Balaj.

Rina, në llogarinë e saj personale, Instagram ndau një fotografi me ndjekësit teksa shfaqet në vendin e njëjtë ku Tayna ka xhiruar videoklipin.

Siç duket ky vend i ka bërë bashkë dy ‘rivalet’ e skenës muzikore, të cilat nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Duhet theksuar se ky klip i Taynës është xhiruar para disa ditësh ndërsa Rina sot ka kaluar pak kohë në lokalin e njejtë.

Sido që të jetë me tu publikuar kënga ka filluar të pëlqehet nga fansat e shumtë të Taynës. 

Image

Image

Image