Ghetto Geasy bëhet MMV?

Showbiz September 25, 2018 - 20:25
Lexo detajet

Njihet si “ma i madhi në vend’ por tani me sa duket edhe do të quhet i tillë, edhe zyrtarisht. Është fjala për Getoar Selimin, njërin ndër reperët e parë të skenës kosovare të muzikës rep.

Sot, Geti e ka postuar një paralajmërim për këngën e re, por një gjë e pazakontë që vjen me këtë paralajmërim është nofka e tij edhe emri i këngës së re që do ta publikojë ai.

Tek emri i këngëtarit ai ka vënë pseudonimin MMV, ndërsa tek emri i këngës është shkruar Ghetto Geasy. A është ky një ndryshim i përkohshëm apo një risi që po sjell Geasy, mbetet të shihet dhe të kuptohet të enjten, kur edhe zyrtarisht do të publikohet kënga e re e Getoarit.

Geti gjatë gjithë vitit ka sjell projekte të reja të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku shqiptar, ndërsa kësaj radhe thuhet se kënga e re do të jetë për vetë personazhin e tij, si më i madhi i skenës së repit në trojet shqiptare.

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë deri tek zgjidhja e kësaj enigme nga Geti. Kënga me titull Ghetto Geasy lansohet të enjten e kësaj jave në ora 19:00. /Zeri/

Linku origjinal nga postimi i Ghetto Geasyt: https://www.instagram.com/p/BoJ7gPBFpiD/?taken-by=ghettogeasy

ReplyForward

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

MMV - Ghetto Geasy Me date: 28.09.2018 Ne ora: 19:00 @mojo.al

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on