Kjo këngëtare ia ‘merr’ Robertin, Nora Istrefit

Showbiz September 25, 2018 - 19:52
Lexo detajet

Këngëtari nga Kosova Robert Berisha para disa ditëve ka zbuluar bashkëpunimin e tij me dy këngëtarët nga Shqipëria, shkruan ‘Zwri.info’.

Ai bëri të ditur se vjen në duet me dy artistë shumë të suksesshëm, Eneda Tarifën dhe Kastro Zizën.

Roberti tha se do të rikthehet një version i ri i njërës prej këngëve të vjetra të kënduara në dasma, por që nuk ka treguar se për cilën bëhet fjalë.

Dhe tani, në postimet e fundit të publikuara në Instagram, ai sjell pjesë nga xhirimet e klipit të tyre ku këngëtarja shqiptare vjen si nuse në një fustan të bardhë.

“Filluan xhirimet, së shpejti”, ka shkruar ai teksa shihet krahë këngëtares Eneda Tarifa dhe Kastro Ziza të veshur me kostume elegante dhe Eneda me vello të bardhë.

Image 
Image