Adriatik Kelmendi i qet në votim Rita Orën dhe Dua Lipën, kjo e fundit i reagon aq keq!

Showbiz September 20, 2018 - 17:06
Lajmet e fundit nga showbizi

Gazetari dhe autori i emisionit 'Rubikon', Adriatik Kelmendi dje ka krijuar një sondazh, në të cilin pyet se kë e duan më shumë shqiptarët, Rita Orën apo Dua Lipën, ndërsa pas votimit 24-orësh del që Rita të jetë me e dashur për publikun shqiptar, e Dua bën veprimin e papritur.

Kelmendi gjithë këtë e ka bërë pas diskutimit që është bërë rreth asaj pse Dua dhe Rita nuk flasin, e që kjo e fundit nuk e ka pëlqyer siç duket humbjen në ketë sondazh dhe ka reaguar mjaft keq, duke e larguar nga të ndjekurit gazetarin më të ndjekur në Kosovë në rrjetet sociale.

Sipas këtij sondazhi, këngëtarja Rita Ora ka fituar me 57%, ndërsa Dua Lipa del me 43% të votave, shkruan Zëri.Info".

Pas votimit të 83 mijë 'shokëve' në Facebook-un e Adriatik Kelmendit për 24-orë, ai në këtë rrjet social ka zbuluar rezultatet po ashtu edhe faktin se Dua Lipa nuk e pranojë lehtë këtë humbje dhe i bëri atij 'Unfollow'./ZËRI

Image