Dissi i Eminemit kishte debutimin më të madh në histori të YouTube për një këngë hip hop

Showbiz September 19, 2018 - 11:35
Lexo detajet

Projekti i fundit i lansuar nga Eminemi, “Killshot”, një diss që i drejtohet reperit Machine Gun Kelly, pati debutimin më të madh në histori të YouTube për një këngë hip hop.

Lajmin e ka konfirmuar vet YouTube, ku projekti “Killshot” ka arritur rekord prej 38.1 milionë shikimesh për vetëm 24 orë të lansimit. Tash ka mbi 72 milionë shikime.

YouTube potencon se “Killshot” pati debutimin e tretë më të madh në histori të gjithë YouTube dhe se kënga është në krye të listës së trendeve në SHBA.

Eminemi e lansoi goditjen e parë në këngën “Not Alike” nga albumi “Kamikaze” që kryesoi listën e Billboard 200 pas lansimit më 31 gusht.

Eminemi lansoi dissin “Killshot” pasi Kelly i bëri diss në këngën “Rap Devil” në të cilën Kelly e akuzoi reperin nga Detroit se po tenton t’ia bllokojë karrierën me anë të kanaleve si Sirius XM Channel Shade 45 që është në pronësi të Slim Shadyt.

Madje, MGK shkoi aq larg sa prentedoi se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e Eminemit, Hailie.

“Rap Devil” nga Kelly u lansua më 3 shtator dhe ka 95 milionë shikime. /Telegrafi