Merr fund pritja, Jona Spahiu bëhet nënë

Showbiz September 17, 2018 - 20:54
Lexo detajet

Moderatorja simpatike, Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë. 

‘RevistaWho.com’ zbulon se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Jona është bërë nënë e një djali.

LEXO EDHE: Vitet janë vetëm numër për Anesa Lipën, çdo ditë e më provokuese

Moderatorja ka preferuar që një pjesë të periudhës së saj të shtatzënisë ta mbajë të fshehtë ndaj publikut. Madje dhe këtë moment nuk ka preferuar ende ta ndajë me të tjerët, me siguri për t’i kushtuar rëndësinë e duhur kësaj dite të bekuar. Kujtojmë se 3 muaj më parë Jona kurorëzoi edhe dashurinë e saj disa vjeçare me Frenkli Ymerin.

Pas martesës dhe lindjes së fëmijës Jona duhet të ndihet femër e plotësuar në të gjitha aspektet.