12-vjetori ‘Next Level’ në Zone Club me Martin Buttrich dhe Behrouz

Showbiz September 14, 2018 - 10:41

Pas hapjes eksplozive të së shtunës me Cocoon Worldwide, Zone Electronic vazhdon me electronic series të dytë të shtatorit, e cila nuk është më pak shpërthyese, e trent, dhe me plot dritat dhe terr në të njëjtën kohë.

Para se të shpalosim planin e thyerjes së një natë të paharrueshme, Zone Club detyrohet moralisht të japë një mesazh.

Që Zone Club is Big, nuk ka mohim. Madhësia e eventeve tona ka arrit te sytë dhe veshët e promotorëve më të respektuar dhe pronarëve të klubeve në krejt botën. Si e tillë, megjithatë, ne nuk harrojmë, dhe më e rëndësishmja, i dojmë, i mbështesim dhe I respektojmë ata qe kanë bërë shumë për skenën muzikore në Prishtinë, para se me lind Zone Club.

Më 15 shtator, Zone Electronic Series feston 12 vjetorin e Next Level promotions. Filloi në vitin 2006, dhe vazhdon të jetë e forte edhe tash, promovimet Next Level na kanë sjellë disa artistë dhe vepra të mrekullueshme. Ne jemi krenar që e mirëpresim këtë event me ta, dhe kështu është vetëm e drejtë të festojmë punën e tyre të më shumë se një dekadë në hapësirën e Zone Club.

Në bashkëpunim me Next Level, Zone Electronic Series ju prezanton këtë line-up: Behrouz (Do not sit on the furniture, Miami) Martin Buttrich (Rhythm Assault, Barcelona) Rinia Rinia (Zurich).

Tipariteti i Martin Buttrich së bashku me sistemin e trent të zërimit në Zone Club, ja u dridhë atyre që e njohin botën elektronike. Për ata që nuk e kanë pa live, kjo eksperiencë do të jetë dyfishi i përvojës, pasi ajo që keni me pa është një gjeni që bon magji me çfarëdo instrumenti që ky Gjerman ka me marrë me veti prej Los Anxhelosit.

Nejat e All Day I Dream filluan në një rooftop në Brooklyn, e tash jonë bo senzacion ndërkombëtar, nga I madhi Lee Burridge me gjenialitetin e tij. Vetëm disa DJ të përzgjedhur kanë fatin dhe aftësinë për t’u bashkuar dhe të bëhen pjesë e All Day I Dream, dhe Behrouz është një prej tyre. I njohur për tingujt e tij shpirtëror, talenti i Deep Dish zgjedhur për 2015 po vjen të na lumturoj bashk me Martinin.

Senzacioni Rinia Rinia i bashkangjitet line-up nga Cyrihu. Shihemi të shtunën.