Ujëza Beqiri e pasionuar pas fotomodelizimit (FOTO)

Showbiz September 14, 2018 - 00:04

Ujëza Beqiri është nga Prishtina. Ka lindur më 14 dhjetor 2008.

Image

Është nxënëse e klasës së katërt në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

Image

Ujëza ka qenë në Shkollën e Aktrimit në “IS STAR” që drejtohet nga aktorja Teuta Krasniqi, pastaj në balet, si dhe valltare në Shoqërinë Kulturore Artistike “Bajram Curri” te të vegjlit, ku është shpërblyer edhe me mirënjohje.

Image

Momentalisht vazhdon kursin e gjuhës angleze “Oxford” si dhe në “Vija Models” është manekine dhe fotomodeluese.

Image

Ujëza është një vajzë e zgjuar, e bukur dhe me shumë stil.

Image

Ajo hapat e parë i ka filluar në “Vija Models” dhe thotë se e do fotomodelizimin dhe synon të vazhdojë në këtë fushë, edhe pse e vogël në moshë.

Image

“E dua fotomodelizimin, e bëj me shumë dashuri. Besoj se jam e prirë për këtë fushë”, ka thënë ajo për gazetën “Epoka e re”.

Image

Ujëza thotë se në këtë dëshirë e ka përkrahjen edhe të prindërve.

Image

Ajo në faqen e saj në “Facebook” poston fotografi të realizuara në vende të ndryshme në Kosovë.

Image

Ujëza Beqiri shpreson se një ditë do të ngjitet lart drejt suksesit të modës.