Luana e tepron me ‘photoshop’, por e zbulon tatuazhin në pjesën intime te trupit!

Showbiz September 04, 2018 - 13:50
Lexoni më shumë detaje

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, tashmë çdo ditë po publikon imazhe nga pushimet e saj si dhe nga projektet që po përgatit për lansim, por qartë vërehen ndërhyrjet në këto fotografi.

Ndonëse i gjithë publiku e di si ka qenë ajo në të kaluarën dhe si po duket tash, Luana nuk ndalet me ndërhyrje në fotografi, ku e bënë barkun aq të sheshte dhe përmasat aq bombastike të trupit, shkruan “Zeri.info”.

Është nga femrat më të dashura tani për tani më estradën tonë, por ndërhyrjet e shumta që vërehen në fytyrë dhe trup e bëjnë të duket shumë false.

Në fotografinë e fundit ajo mahnit me linjat seksi në bikini, madje zbulon edhe tatuazhin që ka në vend intim, e që duken të jenë gjurmët e këmbëve të qenit.

Ndryshe, Luana së fundmi ka sjellë për publikun dy këngë që kanë pasur shumë

sukses dhe kanë arritur rekord të klikimeve në “You Tube”, ndërsa për ditët në vijim ajo ka premtuar se do të sjell edhe shumë befasi!. /ZËRI/

Image