Dua Lipa sot feston datëlindjen e 23-të

Showbiz August 22, 2018 - 13:05
FOTO

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa sot mbush 23 vjet, shkruan “Zëri.info”.

Këngëtarja e cila ka lindur në Prishtinë por që karrierën e zhvillon në arenën ndërkombëtare, ka arritur që për një kohë shumë të shkurtër të bëhet ndër këngëtaret më të njohur dhe më të dashura për publikun në botë.

LEXO EDHE: Kjo këngëtare e ironizon ashpër Taynën

Këngëtarja së fundmi ka qenë në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny hill Festival”, i cili është mbajtur me datën 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë në Prishtinë. /ZËRI