Sinan Vllasaliu dhe Ghulo risjellin këngën 'Vet më the të dua'

Showbiz August 09, 2018 - 09:55
Lajmet e fundit nga showbizi

Sinan Vllasaliu dhe Ghulo kanë sjellë një version të ri të këngës “Vet më the të dua”.

Versionin e tyre ata e kanë shoqëruar edhe me videoklip, i cili tashmë është shpërndarë në shërbimin YouTube.

Producenti Nurteel është angazhuar për përpunimin e muzikës dhe ‘beat-in’ e kësaj kënge.

I njëjti e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin e këngës.

Pjesën e tekstit që e interpreton Ghulo, e ka shkruar vet ai.

Projekti është prodhim i produksionit Emracom.

“Vet më the të dua” është një këngë e realizuar shumë vite më parë, e realizuar nga “Avi Rinia”.