Veseli bashkë me deputetët e PDK-së ia thotë këngës në sofër (VIDEO)

Showbiz August 06, 2018 - 09:32
Shikoni se si burrat e PDK-së ia thonë këngës në sofër

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë ditës së djeshme janë mbledhur në Drenicë, raporton “Zeri.info”.

Ata i mblodhi Ferat Shala dhe Sala Berisha Shala.

Dy anëtarët e PDK-së, dje kanë martuar djalin e tyre të madh, Ermalin.

E sigurisht në këtë festë familjare nuk kishte se si të mungonin deputetët dhe anëtarët e PDK-së.

“Zeri.info”, ka siguruar këtë video nga atmosfera e dasmës.

Në këtë video shihet edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me shumë deputetë e anëtarë të partisë së tij duke kënduar këngë popullore në sofër.

“Zeri.info”, mëson së në dasmën e djalit të Ferat e Sala Berisha-Shalës, përveç Kadri Veselit ishin edhe shumë anëtarë e deputetë të tjerë të PDK-së, si Adem Grabovci, Sami Lushtaku, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Bekim Haxhiu, Andin Hoti, Sokol Bashota e shumë të tjerë.

Më poshtë keni momentin kur të gjithë burrat e PDK-së mblidhen rreth sofrës. /ZËRI/