Nëna e Ritës midis Ulqinit gatuan fli me saç (FOTO)

Showbiz August 03, 2018 - 19:53
Lexoni lajmet më të fundit nga showbizi vendo dhe ndërkombëtar

Vera dhe Besnik Ora, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po kalojnë pushimet e tyre verore në Ulqin, shkruan “Zeri.info”.

Është nëna e Ritës, Vera ajo që në vazhdimësi publikon fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi teksa shihet duke gatuar ushqimin tradicional shqiptar, fli, përcjell “Zeri.info”.

Në këtë fotografi Vera ka shkruar “Kqymni rendet e flis”, e cila po ashtu në të njëjtën fotografi ka sqaruar për ndjekësit e saj se edhe për çfarë ushqimi bëhet fjalë.

Po ashtu, Vera ka falënderuar edhe fqinjët shqiptar të cilët e kanë lejuar që ajo të gatuaj fli, përcjell “Zeri.info.

Kujtojmë se edhe Rita shumë herë e ka përmendur se i pëlqen shumë ushqimi tradicionale shqiptar e në veçanti flija. /ZËRI/

Image