Jennifer Lopez do të nderohet me çmimin honorifik “MTV Michael Jackson Video Vanguard Award”

Showbiz August 01, 2018 - 14:51
Lexo detajet

Më datë 20 gusht do të mbahet nata finale e “MTV Video Music Awards”.

Në këtë natë shumë artistë të njohur ndërkombëtarë do të shpërblehen me çmime.

Tre artistet shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha janë po ashtu të nominuara në këtë natë, dhe presin që të shpërblehen.

E njëra ndër artistet e cila do të marrë çmim honorifik, është këngëtarja e njohur Jennifer Lopez.

Ajo do të nderohet me trofeun e “MTV Michael Jackson Video Vanguard Award”.

E nderuar që do të marrë këtë çmim, J.Lo nuk nguroi që ta bëjë të ditur këtë gjë për fansat përmes rrjeteve sociale.

“Unë u rrita në epokën e MTV”, ka thënë Jennifer Lopez në intervistën e dhënë për MTV.

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi honorfik kanë qenë emrat en johur si: Rihanna, Justin Timberlake, Beyonce, Kanye West, Madonna dhe Pink./Telegrafi/