Showbiz

Kurrë s’është vonë! Këngëtari shqiptar diplomon në Universitet

Kurrë s’është vonë! Këngëtari shqiptar diplomon në Universitet
14 korrik 2018 • 08 : 48

Lajmet e fundit nga showbizi

Se kurrë nuk është vonë për shkollim ekstra na e ka dëshmuar sot këngëtari i njohur nga Shqipëria, Dafi Derti.

Baba i një djali, pas të 30-tave, në mes të një karriere muzikore, ai ka diplomuar!

Në një prej universiteteve private të Tiranës, Dafi ka qenë sot pjesë e ceremonisë së diplomimit dhe gruaja e tij, Silva Gunbardhi s’mund të ishte më krenare se kaq.

Ka qenë këngëtarja e hitit ‘Të ka lali shpirt’ ajo që ka ndarë foto nga ky moment nën mbishkrimin: ‘Urime Dafi Derti’.

Image

© zëri.info