Showbiz

Publikohet fotogarfia e parë e vajzës së Besit dhe Xhensilës

Publikohet fotogarfia e parë e vajzës së Besit dhe Xhensilës
12 korrik 2018 • 19 : 01

Lexo detajet

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku gjatë ditës së sotme janë bërë prindër për herë të parë, shkruan "Zëri.info". 

Xhensila solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzë dhe emri i saj është Ajka

LEXO EDHE: Xhensila dhe Besi bëhen prindër për herë të parë

Xhensila përmes llogarisë së saj në "Instagram" ka publikuar një fotografi krahas së cilës ka zbuluar edhe emrin për vogëlushen e saj të sapo ardhur në jetë. 

Postimi i plotë i Xhensilës: 

 

Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone. Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin. Spitalit Amerikan 2, stafit korrekt dhe te perkushtuar ne maksimum. Faleminderit suavinex_albania qe na mikluat me produktet tuaja. Doc. Genc Kabili qe pervec profesionalizmit, na e beri pritjen tone me te qete dhe me te embel. Flm Dr. Genci. Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes . Ne te tre ju falenderojme. Perqafime. Xhensila, Besi dhe Ajka. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi ta lene me kaq edhe te respektojne privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

© zëri.info