Era Istrefi ka një lajm të mrekullueshëm!

Showbiz July 05, 2018 - 13:33
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Era Istrefi, këngëtarja nga Kosova e cila po shijon sukseset edhe jashtë trojeve shqiptare, së fundmi për ndjekësit e saj ka dhënë një lajm të mrekullueshëm, shkruan “Zëri.info”.

Bashkëpunimi i fundit ndërkombëtar i Erës ishte ai me Will Smith dhe Nicki Jam me këngën “Live it Up”, këngë kjo cila është himni i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

LEXO EDHE: Eni Koçi ka ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite ka mbushur

Pikërisht për këtë këngë Era, në llogarinë e saj në “Instagram” ka shpërndarë një fotografi përmes të cilës ka treguar se kjo këngë ka arritur të futet në top 10 këngët më të dëgjuara në top listë e Suedisë, shkruan më tutje “Zëri.info”.

Kujtojmë se Era Istrefi pritet të performojë në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. /ZëriImage