Zbulohet çmimi i biletave për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë

Showbiz June 17, 2018 - 16:01
Detajet

Është zbuluar çmimi i biletave për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë.

Këngëtarja Dua Lipa do të mbajë një koncert të madh në Prishtinë.

Në fakt, nuk do të performojë vetëm ajo, do të jenë një numër i madh këngtarësh vendas e të huaj, që do ta bëjnë Sunny Hill Festival një nga festivalet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në Kosovë.

LEXO EDHE: Dua Lipa e uron babain, ja për çfarë

Në webfaqen e festivalit - sunnyhillfestival.com, përveç artistëve, janë njoftuar edhe çmimet e biletave.

Duke ditur se festivali mbahet pas dy muajsh, tash është faza e parë "super early bird" ku bileta për një person për gjithë festivalin kushton 35 euro.

Pas kësaj faze do të vijojë faza e dytë ku bileta do të kushtojë 55 euro, e krejt në fund 75 euro. Nëse do ta bleni biletën VIP, ajo do të kushtojë 200 euro.

Ndërsa, deri tash janë zbuluar të gjithë artistët pos njërit, që do të jetë artisti kryesor, sipas Dua DJ numër 1 në botë.

Dua poashtu ka zbuluar se 25% e fondeve të fituara nga shitjet e biletave do të shkojnë për t'i ndihmuar artistëve të rinj dhe kreativ në Kosovë.

Koncerti organizohet nga babai i Duas, Dukagjin Lipa.

Image

Image