Showbiz

Dua: Mbani miqtë e sinqertë afër vetes

Dua: Mbani miqtë e sinqertë afër vetes
13 qershor 2018 • 13 : 38

Dua Lipa u ka kërkuar fansave të saj që ta rrethojnë veten me miq të sinqertë, transmeton Zeri.info. Këngëtarja shqiptare, e cila së fundmi është shpallur si këngëtarja e re më e kërkuar në botë, u ka sugjeruar fansave të saj në Twitter që t’i përqafojnë ata që u japin atyre këshilla të sinqerta për jetën, pasi ata padyshim se kanë ndikim pozitiv.

Image

“Duhet t’i mbani miqtë dhe të dashurit tuaj afër, besoni instinktit tuaj. Mos i lëshoni kurrë ata që janë të sinqertë me ju, që e kanë qëllimin më të mirë në zemër dhe nuk kanë hile. Duani ata me gjithçka që keni, sepse ata e meritojnë më të mirën”, ka shkruar ajo në bllogun e saj.

Bukuroshja shqiptare u ka kërkuar ndjekësve të saj që mos të kenë frikë të duan me tërë zemrën e tyre, edhe pse ekziston rreziku që miqësia të dështojë. “Dashuria është gjëja më e bukur në botë.

Image

Mos keni frikë të dashuroni me tërë qenien tuaj. Nëse nuk ecën sipas dëshirës suaj, nuk është fundi i botës, kjo vetëm sa ju forcon për të ardhmen tuaj. Dashuria ju pret kudo”, ka shtuar këngëtarja e famshme./ZERI

© zëri.info