Albërie Hadërgjonaj për herë të parë flet për ish-burrin e saj

Showbiz May 27, 2018 - 16:27
Ja çfarë thotë këngëtarja

Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ajo ka nisur intervistën duke folur për vajzat dhe familjen e saj, ku ka thënë se ato ruajnë një kontakt të mirë me babain e tyre.

Më tej është ngacmuar nga Ermali,i cili i ka thënë:

Ç’bëhet me të?

“S’kam lidhje. Ai bashkëjeton me një vajzë dhe uroj të jenë mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për mua dhe vajzat e mia, i dua të mirën se ka qenë burri im, është babai i vajzave të mia dhe më ka dhënë një dorë të madhe në karrierë”, është shprehur ajo.