Ish bashkëshortja e Blerim Xhamjlit në pushime me banorin e Big Brother

Showbiz May 24, 2018 - 20:06
Lexo detajet

Pak kohë më parë u përfol nga mediat italiane për një lidhje të Erjona Sulejmanit me një basketbollist, por duket se të paktën në këtë udhëtim bukuroshja shkodrane është vetëm.

Në fotot që ka publikuar në Instagram nga pushimet në Mykonos, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili, është në shoqërinë e miqve të saj, mes të cilëve edhe ish-banori i Big Brother, Klodi.

Erjona është një modele dhe kur shfaq trupin e saj kurrë nuk zhgënjen. Edhe këtë herë në Greqi, bukuroshja shqiptare ka treguar linjat e saj për t’u patur zili. /Gazetashqip

Image