Zbulohet se çfarë folën princat William dhe Harry në altar

Showbiz May 23, 2018 - 15:47
Lexuesit e buzëve zbulojnë se çfarë folën princat William dhe Harry në altar

Vetëm kamerat u lejuan të qëndronin afër çiftit gjatë martesës mbretërore midis Meganit dhe Harrit, kështu që leximi i buzëve ishte e vetmja mënyrë për të kuptuar se çfarë të gjithë i pëshpëritnin njëri-tjetrit.

Tani është zbuluar, ose të paktën i është përafruar, tema për të cilën po flisnin vëllezërit Harry dhe William me njëri-tjetrin, para se të hynte nusja.

Raportohet se Will u përkul afër Harrit dhe i tha: ”E mban mend kur mamaja e kishte për zakon të thoshte gjithmonë se…?”

Por para se ai të mund të përfundonte fjalinë, duka i ardhshëm  i tha: ”Po, e di.”

Ndërkohë që dy vëllezërit ndanë së bashku një moment emocional duke kujtuar mamanë e tyre, princeshën Diana, për fat të keq, ne të vdekshmit e tjerë nuk do ta marrim vesh kurrë se çfarë ajo “kishte për zakon të thoshte”.