Jet Li në gjendje të rëndë shëndetësore

Showbiz May 23, 2018 - 08:39
Lexo detajet

Jet Li ka vuajtur efektet e një çrregullimi të tiroides.

Gjatë fundjavës, një fans ka publikuar një fotografi me yllin e arteve marciale, duke zbuluar se ai po vuan prej “hipertiroidizmit dhe problemeve të kurrizit”.

Sipas TMZ, Li zbuloi betejën me “hyperthyroidism” në vitin 2013, por ka vazhduar të xhiroj filmat, duke përfshirë edhe filmimet të “Mulan”.

Mjekët para pesë vjetëve i kishin dhënë dy mundësi: të vazhdonte të bënte filma ose të kalonin pjesën tjetër të mbetur të jetës në karrocë.

Theksojmë se gjatë vjetëve të fundit, 55-vjeçari ia ka kushtuar shumicën e kohës punëve bamirëse.

Ndryshe, ai është budist i devotshëm, ku meditimi dhe leximi i shkrimeve të shenjta e ndihmuan rreth gjendjen shpirtërore. /Telegrafi/

Image 
Image