A ju kujtohen ‘Lukas’ dhe ‘Mel’?! (FOTO)
Telenovela “El Clon” mori vëmendje mjaft të madhe në vendin tonë për shkak të tematikës së saj, transmeton “Zeri.info”.
Por vet ngjarja dhe aktorët kanë bërë që kjo telenovelë të pëlqehet shumë nga publiku jonë.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur kjo telenovelë është transmetuar në vendin tonë, përsëri shumë aktorë kanë mbetur në kujtesën e njerëzve, përcjell “Zeri.info”.
Janë pikërisht Débora Falabella dhe Murilo Benício Ribeiro të cilët edhe sot janë mjaftë të dashur.
Murilo Benício Ribeiro kishte rolin Lukasit ndërkaq Débora Falabella luante rolin e Melit, përcjell “Zeri.info”.
Murilo Benício Ribeiro 45-vjeçar dhe Débora Falabella 39-vjeçare, përveç profesionit që i bashkon, dyshja e aktorëve brazilian janë të martuar në jetën reale.
Jo vetëm telenovela “El Clon”, por dyshja e aktorëve kanë qenë pjesë edhe e një tjetër telenovele, përcjell “Zeri.info”.
Murilo Benício Ribeiro dhe Débora Falabella kanë qenë pjesë e telenovelës “Avenida Brasil”, telenovelë kjo e cila është transmetuar edhe në vendin tonë.
Se si duken sot këta dy aktorë, “Zeri.info”, ju sjell disa fotografi të cilat vet aktorja Débora Falabella i ka publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instargram”. /ZËRI/