Lirohet shqiptari që u fut në skenë dhe ndali Eurovision-in

Showbiz May 16, 2018 - 09:51
Lexo detajet

Njeriu që pushtoi skenën gjatë performancës së Britanisë së Madhe në Festivalin e Këngës në Eurovizion është liruar me kusht.

SuRie po performonte këngën e saj “Storm” kur një burrë vrapoi në skenë dhe rrëmbeu mikrofonin prej saj gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në Lisbonë të shtunën.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) tha se ” janë në pritje të rezultatit të një hetimi policor për rastin”.

Organizata kishte konfirmuar më parë ndërhyrjen e njeriut – i cili kishte bërtitur “ne kërkojmë liri”.

Ndryshe, mediat ndërkombëtare më pas raportuan se personi që u fut në skenë ishte shqiptar.