Duda Balje prezanton vajzën e saj maturante

Showbiz May 16, 2018 - 08:35
Lexo detajet

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e njohur për bukurinë dhe linjat trupore seksi, edhe pse e re në moshë, ka një vajzë të rritur, e cila po i përfundon shkollën e mesme.

Duda ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook disa foto të vajzës së saj e veshur në mënyrë solemne.

Edhe pse ajo në këtë postim nuk ka treguar se për çfarë feste bëhet fjalë, nga komentet dhe urimet që i kanë bërë miqtë e saj, kuptohet se bëhet fjalë për maturën e vajzës së saj Zejna Balje.

Deputetja Balje jeton në Prizren me familjen e saj, të cilët shpesh i prezanton në rrjetet sociale.

Në një fotografi të postuar më herët ajo tregonte për katër gjenerata të familjes së saj nga ana e nënës që jetojnë të lumtur, gjyshen, nënën, atë personalisht, dhe vajzën e saj.

Image 
Image 
Image 
Image