Erion Veliaj jep lajmin më të mirë për Ermal Metën e Eugent Bushpepën

Showbiz May 13, 2018 - 16:12
Ky po që është lajm i mirë dhe i shumëpritur

Mbrëmë kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët në “Eurovizion”, ndërsa radhën e kanë të kthehen në Shqipëri si triumfues.

Ermal Meta, i cili ka përfaqësuar Italinë, mbrëmë në “Eurovizion”, u radhit i pesti ndërkaq, Eugent Bushpepa, u radhit i njëmbëdhjeti, përcjell “Zeri.info”.

Suksesi i të dy këngëtarëve shqiptarë e sidomos i Ermal Metës, u vlerësua lart edhe nga kritikët.

Por për ta ndrejë edhe më shumë këtë sukses të tyre, dyshja fantastike Ermal Meta e Eugent Bushpepa do të këndojnë edhe në Tiranë, shkruan “Zeri.info”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi se dy këngëtarët do të këndojnë në sheshin “Skënderbej” më 1 qershor.

“Shumë suksese @eugentBushpepa dhe @ermalmetamusicne finalen e Eurovizion ë Mezi pres performancen tuaj ne date 1 qershor ne sheshin Skenderbej. Ju presim ë”, ka shkruar Erion Veliaj.