Moderatorja puth Feron në buzë live në emision, reperi vihet në siklet

Showbiz May 13, 2018 - 09:14
Fero është reper shumë i komentuar.

Përveç projekteve muzikore, ai ka qenë shumë herë i përfolur edhe lidhur me jetën e tij private, shkruan lajmi.net.

Madje, kishin qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme të tij me moderatoren Roza Lati.

Ishte pikëisht ajo e cila e ftoi dje reperin në emision, ku ndër të tjera kishte sqaruar edhe atë që nuk ka asgjë mes tyre.

LEXO EDHE: Ju kujtohet Bertan Asllani, ja me çfarë po merret tani në Turqi

Por, meqë ishte komentuar shumë herë për lidhjen e tyre, ajo i tha reperit se do t’ua bënte qejfin atyre që dëshirojnë t’i shohin bashkë dhe puth reperin live në emision.

Veprimi i Rozës kishte bërë Feron të sikletoset, e kjo gjë vetëm sa ka shtuar dyshimet rreth lidhjes mes tyre. 

Image

Image

Image