Vedat Bajrami bën aktin më të madh human në Ditën e Evropës

Showbiz May 09, 2018 - 21:00
Ky është mesazhi i aktorit Vedat Bajrami

Në Ditën e Evropës, aktori i mirënjohur kosovar, Vedat Bajrami, ka vendosur që të bëj aktin më human që mund ta bëj një njeri, shkruan “Zeri.info”.

Vedati, përmes një fotografi të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ka treguar se sot ka dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

“Dhuro Gjak, shpëto jetë”, përmes kësaj thirrje dhe këtij akti human, Vedati ka përçar mesazhin e tij, duke u bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë gjak, në mënyrë që të shpëtohet jeta e të tjerëve, përcjell “Zeri.info”.