Nga refugjate, kosovarja rrëmben kurorën e ‘Miss Manchester’

Showbiz May 06, 2018 - 21:41
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Refugjatja, familja e të cilës u largua nga zona e luftës për në Mançester bëhet "Miss Anglia", derisa studion për mjekësi.

Fatime Gashi, 21 vjeç, u emërua “Miss Manchester”, pasi hyri në konkursin e bukurisë në minutin e fundit, shkruan Mirror.

LEXO EDHE: Baby Gee vë kurorën e mbretëreshës, fustani i shkurtër i ‘zbulon’ shumë!

Modelja e cila aspiron të bëhet mjeke, familja e të cilës ka ikur nga Kosova e shkatërruar gjatë luftës në drejtim të Manchesterit, nga refugjate konkurroi për miss dhe arriti ta marrë kurorën e më të bukurës së Anglisë.

Fatime Gashi është në garë për kurorën kombëtare pasi fitoi konkursin e “Miss Manchester”, transmeton lajmi.net.

Studentja 21 vjeçare dhe vullnetarja bamirëse, ka mahnitur jurinë me pamjen dhe mesazhin e saj frymëzues që “çdo herë që ndihmoni dikë, do të jeni hero”.

Fituesja e “Miss Manchester” kishte hyrë në konkurs në momentin e fundit, pasi një vajzë ishte larguar nga ky konkurs, raporton Manchester Evening News.

Fatimja ishte vetëm dy vjeç kur familja e saj iku nga Kosova në vitin 1999 si refugjatë për të filluar një jetë të re në Mançester, duke u vendosur në Salford.

“Manchesteri më dha aq shmë dhe ndiej sikur kjo është mënyra më e mirë e rikthimit në vendlindjen time. Kjo ende duket si ëndërr”, ka thënë kosovarja.

Image

Image

Image

Image

Image