Edhe një çift brenda serialit ‘Më fal’
Telenovela turke “Më fal”, e cila transmetohet tash e disa vite, ka marrë jehonë në vendin tonë, transmeton “Zeri.info”.
Pavarësisht se ka me vite që transmetohet kjo telenovelë apo siç jemi mësuar ta dëgjojmë në përditshmëri “serial”, akoma është i përfolur.
Në këtë telenovelë, ka shumë aktorë të cilët në jetën reale janë të lidhur e madje edhe të martuar, përcjell “Zeri.info”.
Të martuar në jetën reale janë edhe Gaye Turgut e cila në këtë telenovelë luan rolin e “Baharit” dhe Deniz Evin i cili luan rolin e “Ymytit”, pra vëllait të saj, transmeton “Zeri.info”.
LEXO EDHE: E keqtrajton në serial, por shikojeni se çfarë i bën ‘Xhengizi’ ‘Melekut’ prapa kamerave
Këta dy aktorë turq janë bërë shumë të famshëm edhe jashtë Turqisë për shkak të rolit të tyre në telenovelën “Më fal”, madje në Maroko ata janë shumë të famshëm sa që edhe martesën e tyre e kanë bërë në këtë vend, transmeton “Zeri.info”.
Të dy aktorët në asnjë moment nuk hezitojnë të publikojnë fotografi nga jeta e tyre, madje ata duken shumë të lumtur e të dashuruar pranë njëri-tjetrit.
Kujtojmë se deri më tani, ky është çifti i tretë në këtë serial.
Ne ju sjellim disa fotografi të Gaye Turgut dhe Deniz Evin. /ZËRI/