Getta Beqa provokon me mëngjes nga plazhi

Showbiz May 01, 2018 - 08:43
Nuk është zgjedhur kot së koti kampione e botës

Kampionia e botës në fitnes në kategorinë Wellness, Getta Beqa, po shijon pushimet e saj në plazhin e Dhërmiut në Shqipëri, shkruan “Zeri.info”.

Pavarësisht se në çfarë vendi është, kampionia botërore në çdo kohë përkujdeset për trupin e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar disa video në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, përcjell “Zeri.info”.

Në këto fotografi Getta shihet duke bërë ushtrime buzë plazhit të bukur të Dhermiut.

Por, pa dyshim se përveç ushtrimeve që ajo bënë, sytë shkojnë tek format e përkryera trupore që ka Getta, transmeton “Zeri.info”.

Prandaj, falë punës dhe angazhimit që bën, Getta edhe është e para e botës në Wellness.

Kujtojmë se Getta është nënë e tre fëmijëve, por linjat e saj trupore i ëndërron çdo grua. /ZËRI/