Gazetarja e njohur shqiptare për burrin e saj: Doja t’a lidhja me shoqen time të ngushtë, e mora për vete

Showbiz April 25, 2018 - 13:35
Ja për kë bëhet fjalë


Ajo është një prej personazheve më të njohur të ekranit që e ndeshim shpesh nëpër pjesëmarrje të shumta në programeve televizive.

Ditën e sotme gazetarja e famshme ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, ku ka folur për karrierën e saj dhe ka rrëfyer për historinë e veçantë të dashurisë.

Ornela Gaçe është e martuar që prej 2006-ës dhe në 2011-ën është bërë nënë e Vivian, vajzës së saj të vetme. Në studio ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien me bashkëshortin, Rezeart Kadijën, gjithashtu dhe ka folur për dasmën e saj të çmendur, në të cilën tregon se kishin kryer ritin e heqjes së ‘shiritit’ nga këmba.

Image

Ornela tregon se me bashkëshortin ishte njohur nëpërmjet shokut të saj të ngushtë. Ajo rrëfehet se nuk e kishte menduar fare që ai do të ishte burri i saj i ardhshëm, pasi kishte planifikuar t’ja bënte atë shoqes së ngushtë.

Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t’ia bëja shoqes time të ngushtë dhe se kisha menduar se mund të ishte burri im dhe kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqëronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe”, tregoi gazetarja.

Image
Image
Image