Endrit Thaçi me urim të veçantë për ditëlindjen e babait të tij

Showbiz April 24, 2018 - 11:17
Endrit Thaçi publikon një fotografi të rrallë me presidentin Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot po e feston ditëlindjen e tij të 50-të, raporton “Zeri.info”.

Është djali i tij, Endriti, ai që e ka uruar në një mënyrë të veçantë babanë e tij.

Endriti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një fotografi të veçantë me babanë e tij, presidentin Thaçi, përcjell më tutje “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku Hashim Thaçi dhe Endriti, shihen në një plazh, Endriti ka uruar babanë e tij, duke shpresuar që ai do të jetë inspirimi i gjeneratave të reja, transmeton “Zeri.info”.

“Dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare, dikush tjetër si lider që shpalli pavarësinë. Për mua është babë, burim i pashtershëm i dashurisë dhe inspirimit. Ta uroj ditëlindjen dhe të uroj të inspirosh gjeneratat e reja edhe shumë e shumë vjet. @hashimthaciofficial ë”, ka shkruar Endriti në urimin e tij. /ZËRI/

Image