Vdes aktori i njohur

Showbiz April 23, 2018 - 12:16
Në fillim të këtij muaji ishte pranuar në spital, për shkak të helmimit me alkool dhe mendimeve vetëvrasëse

Përmes një komunikate dërguar mediave, familja e aktorit të njohur Verne Tryer, ka bërë të ditur se ai është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ata nuk kanë treguar se cila ishte arsyeja e vdekjes së tij, transmeton Zeri.info.

Image

Ai është bërë i famshëm për rolin e tij si Mini Me në sagën e filmit “Austin Powers”. “Ishte një person shumë i kujdesshëm. Donte që të gjithë t’i bënte të qeshin dhe të jenë të lumtur. Kur dikush kishte nevojë, ai bënte të pamundurën për ta ndihmuar”, thuhet në komunikatën e familjes.

Ai pas vetes ka mbi 30 role filmike, ndërsa karrierën e ka filluar në vitin 1994. Në fillim të këtij muaji ishte pranuar në spitalin e Los Anxhelosit, për shkak të helmimit me alkool dhe mendimeve vetëvrasëse.

Edhe vitin e kaluar kishte përfunduar në spital për shkak të problemeve me alkoolin, por në atë kohë kishte premtuar se do të luftonte për të hequr dorë nga ky ves i keq./ZERI