Natalie Portman refuzon vendlindjen e saj, Izraelin

Showbiz April 21, 2018 - 18:24
Lexo detajet

Përgjigjja e Izraelit ndaj çmimeve “Nobel”, “Genesis Prize Foundation”, është dashur të anulojë këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve për faktin se fituesja e këtij çmimi, aktorja Natalie Portman nuk dëshiron të marrë pjesë pas konflikteve të fundit brenda shtetit të saj të lindjes, transmeton "Zëri.info". 

E njohur nga shumica si “Nobeli izraelit”, ceremonia “Genesis Prize” është dashur të mbahet në qershor, por aktorja 36-vjeçare i ka kontaktuar organizatorët për t’u treguar se nuk do të udhëtojë në këtë ceremoni.

“Ngjarjet e fundit në Izrael kanë qenë shumë shqetësuese për të dhe nuk ndihet rehat që të marrë në ndonjë ngjarje publike në Izrael”, ka deklaruar zëdhënësi i saj.

Natalie ishte caktuar të marrë këtë çmim në nëntor të vitit të kaluar. /Zëri/