Nuk e quajnë kot “The Body” - (Foto)

Showbiz April 18, 2018 - 12:45
Një vëmendje të madhe ajo e tërheq në rrjetin social Instagram, ku ajo ndiqet nga hiq më pak se 13 milionë veta nga e mbarë bota

Michelle Levin është njëra nga instruktoret e fitnesit më e njohur në botë, ndërsa njihet me emrin përkëdhelës ‘La Cuerpa’, respektivisht ‘The Body’, që do të thotë “Trupi”, transmeton Zeri.info.

Image

Një vëmendje të madhe ajo e tërheq në rrjetin social Instagram, ku ajo ndiqet nga hiq më pak se 13 milionë veta nga e mbarë bota, të cilët përveç trupit të saj tërheqës, kënaqen edhe me rutinat dhe ushtrimet që ajo i prezanton rregullisht.

Image

Videot të cilat ajo i poston, rregullisht tërheqin qindra mijëra klikime, ndërsa kohëve të fundit posaçërisht është veçuar një video ku ajo shihet në brekë tanga miniaturë.

Image

Ajo magjeps edhe me fotot e saj nga ushtrimet, ku ajo tregon trupin e saj të gdhendur dhe super-seksi. Vetë ajo e ka pranuar se është një femër e cila e pëlqen me trupin e saj të zhveshur dhe më së miri ndjehet kur ka sa më pak rroba në trup.

Image

“Gjithmonë kam qenë një vajzë provokuese, që nga shkolla fillore. Të ngacmosh imagjinatën e të tjerëve, është vërtetë një art”, kishte deklaruar ajo. Zeshkania atraktive është pjesë e shumë fushatave reklamuese, por gjithashtu është paraqitur edhe në videopote muzikore, ku natyrisht trupi i saj ishte në plan të parë, shkruan më tej zeri.info.

Image

Edhe pse ka marrë oferta për të luajtur edhe në filma, ku shumë prej tyre edhe si protagoniste, ajo ka refuzuar, duke thënë se dëshiron të përqendrohet në fitnes dhe në modelim, pasi aty ndjehet më rehat.

Image

Në fushën e dashurisë ajo nuk ka pasur aq shumë fat, pasi ka dy martesa të dështuara dhe shumë lidhje tjera të pasuksesshme.

Image

Mirëpo, ajo thotë se këto nuk kanë ndikuar që ajo të humbë besimin në dashuri dhe se shpreson që një ditë do ta gjej personin e duhur dhe do të realizoj ëndrrën e saj për t’u bërë nënë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Deri sa të ndodh kjo, neve nuk na mbetet asgjë tjetër përveç që të kënaqemi me trupin e saj superseksi, që mund ta shohim në Instagram./ZERI