Kryeministri i Rusisë e befason këngëtaren shqiptare

Showbiz April 16, 2018 - 18:28
Ja çfarë i ka dhuruar ai!

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani së fundmi ka pranuar një buqetë me lule nga kreyministri rus, Dimitry Medvedev, shkruan “Zëri.info”.

Aktualisht, Elhaida Dani ndodhet në Rusi për të performuar në shfaqjen “Katedralja e Parisit”, dhe siç duket një prej shumë spektatorëve ka qenë edhe kryeministri i Rusisë.

Image

Këtë e ka bërë publike vet këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” me mbishkrimin: ‘E nderuar që mbrëmë pas shfaqjes mora këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Medvedev” shkruan Elhaida, krahas fotos me trëndafilat e dhuruar. /Zëri/

Image