Majk po fejohet?!

Showbiz March 31, 2018 - 20:06
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kohëve të fundit, këngëtari Majk ka qenë në fokusin e shtypit rozë për lidhjen e tij me Melita Nushin.

Edhe pse në fillim të muajit u tha se çifti janë ndarë, të dy po vazhdojnë lidhjen edhe pse jo në sy të publikut.

Madje, burime të klankosova.tv, shumë të afërta me çiftin, kanë treguar se Majk së shpejti do të fejohet me të dashurën e tij të cilën vetëm pak ditë më parë e surprizoi mes të një klubi në Tiranë, ku i dërgoi lule dhe ia dedikoi një këngë.

Kujtojmë që Majk është baba i një djali të cilën e ka me ish të dashurën e tij, Majlinda Zekën.