Reagimi i Rita Orës kur sheh tatuazh fytyrën e saj në këmbën e një adhuruesi

Showbiz March 24, 2018 - 16:17
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, numëron me miliona fansa, shumica prej të cilëve kanë një dashuri të madhe për këngëtaren.

Madje së fundmi, një nga fansat e saj më të zjarrtë ka realizuar edhe tatuazh me portretin e saj.

Bëhet fjalë për artistin Juan-Pierre Le Roux, i cili merret me tatuazhe, dhe tatuazhin e radhës e ka realizuar në dedikim të këngëtares Ora.

“Kjo është mrekullisht çmenduri”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta, ka po ashtu në trupin e saj 27 tatuazhe të realizuara.Image