Veseli i nënshtrohet operacionit, tregon për gjendjen e tij

Showbiz March 17, 2018 - 14:54

Dy ditë më parë fituesi i Big Brother përmes llogarisë së tij në Instagram bëri të ditur se kishte pësuar një lëndim në këmbë.

Ai gjithashtu tregoi se shumë shpejt do t’i nënshtrohej operacionit.

Veseli gjatë ditës së djeshme shkroi në rrjete sociale se të shtunën (sot) do t’i nënshtrohej operacionit në gjumë.

Në postimin e fundit në rrjete sociale, Veseli ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar operimin me sukses dhe se dhimbjet kanë filluar t’i zvogëlohen.

Ndonëse shihet i shtrirë në spital, ai gjeti kohë që t’i njoftojë fansat rreth gjendjes së tij.

Image