I vodhën veturën, Shkenda Dubova blen një tjetër veturë super luksoze

Showbiz March 16, 2018 - 19:18

Muaj më parë, asaj iu vodh vetura e re.

Flasim për Shkenda Dubovan të cilës iu vodh makina ‘Range Rover’ në Prishtinë, ndërsa ofroi shpërblim prej 2000 eurosh për atë që do ta gjente.

 

Megjithatë, Dubova nuk arriti të rikthejë veturën e saj.

Sido që të jetë, së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka blerë sërish një makinë të tipit ‘Range Rover’, por dallim në ngjyrë nga vetura paraprake.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory të veturës së re, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Faleminderit Zot”.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja duket tejet e lumtur me blerjen e re.