Angelina Joliet po i pëlqen kolegu, Garrett Hedlund

Showbiz March 16, 2018 - 16:30

Sipas mediave botërore, Angelina Jolie ia ka vërë syrin kolegut më të ri Garrett Hedlund, i cili është i papërmbajtshëm sikur Brad Pitt.

Shkurorëzimi mes tyre është raportuar gjerësisht në media, dhe që atëherë i kanë lidhur me shumë të famshëm nga Hollivudi.

Edhe pse doli të jetë informacion i pasaktë, tabloidi amerikan “Radar” pohon se Angelina aktualisht është shumë e interesuar për aktorin Gareth Hedlund.

Image

 

“Mesazhet e shkëmbyera, pastaj janë marr vesh që të takohen. Kanë planifikuar që të kenë një darkë intime”, tha një burim i afërt me Jolien dhe shton se “hapat e parë i ka marrë Garrett”.

Ironikisht, roli i parë i Hedlundit ishte së bashku me Brad Pitt, me të cilin luajti në filmin Troja të vitit 2004.

Image

 

Personat e brendshëm pohojnë se shkëndijat e dashurisë mes tyre lindën gjatë xhirimeve të dramës “Unbroken”.

Përndryshe, Hedlund ishte katër vjet në lidhje me aktoren e famshme Kirsten Danst. /Telegrafi/