Ish-banori i ‘Big brother’ fillon punë në Bashkinë e Tiranës, ja roli i tij
Showbiz
March 11, 2018 - 19:14
Ja për cilin ish-banor të ‘Big brother’ bëhet fjalë
Ish-banori i reality show-t të famshëm, “Big Brother”, Erion Zeqiraj e kemi parë deri më sot si moderator, por së fundmi ai ka nisur një detyrë të re.
Erioni ishte i ftuar sot në emisionin “Këndi i ekspertit-Administratori im” në Report TV ku foli në pozicionin e ekspertit të Bashkisë së Tiranës.
Ish-banori i “Big Brother” iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.
Erioni ka mbaruar shkollën për piskologji, pas “Big Brother”, ai u pa të prezantonte disa emisione në televizione të ndryshme në Vizion Plus, Radio Televizionin Shqiptar dhe Ora News. /GSH/