‘Llukmani’ i ‘O sa mirë’ tejet i rrezikshëm si ‘Avdushi’ i grupit Lloch

Showbiz March 06, 2018 - 21:31

Grupi “Lloch” kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor.

Edhe kësaj radhe, vjen një parodi e cila pasqyron realitetin e hidhur në të cilin jetojmë.

Pjesë e projektit këtë herë është bërë edhe aktori Ernest Zymberi, i njohur për publikun si ‘Llukmani’ i serialit “O Sa Mirë”.

Në këtë projekt, ia quhet Avdush, njëlloj siç është titulli i projektit.

Projekti në fjalë duket të jetë një eksperiencë ndryshe për aktorin e njohur, të cilin për herë të parë fansat kanë mundësinë ta shohin jashtë kornizave të rolit të ‘Llukmanit’.

“Lloch” kanë sjell vazhdimisht parodi të ndryshme, shumica prej të cilave janë cilësuar të suksesshme dhe pëlqyer gjithmonë nga publiku.