Nicole Scherzinger përshëndet shqiptarët dhe u dërgon puthje
Showbiz
March 03, 2018 - 17:44
Këtë javë në Paris është duke u zhvilluar java e modës.
Të pranishme në event ishin artiste jo vetëm të huaja, por edhe shqiptare.
Një ndër to edhe blogerja, Armina Mevlani, e cila duket se ka pasur një takim mjaft të bukur gjatë eventit me Nicole Scherzinger.
Në rrjetin social Instagram, Armina ka publikuar një video ku këngëtarja 39-vjeçarja, Nicol ka përshëndetur dhe puthur shqiptarët.
Ndërsa në pasarelë prezantoheshin koleksionet e reja, e gjithë vëmendja ishte tek bukuroshja Nicole, e cila ishte e ulur në rreshtin e parë të sallës, mjaft elegante dhe me stil në të veshur si gjithmonë. /Tch/